Pas ndeshjes së parë që kuqezinjtë zhvilluan me Italinë, u nxorrën në shtije të gjitha fanellat që djemtë e Kombëtares kishin veshur. Sakaq ditën e djeshme është mbyllur ankandi, ku fanella e Nedim Bajramit shitet në ankand për 5792 euro.
Fanella e dytë më e shitur ishte ajo e Armando Brojës, që kapi vlerën 825 euro.
Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në sekondën e 22.
Ndërkohë është hapur ankandi për fanellat pas ndeshjes me Kroacinë./vizionplus.tv