Të paktën tetë persona kanë vdekur gjatë përpjekjes së dështuar për të kaluar Kanalin Anglez nga veriu i Francës.
Lajmin e bënë të ditur autoritetet detare franceze mëngjesin e kësaj të diele ndërsa incidenti ndodhi gjatë natës. Rojet bregdetare pikasën anijen me dhjetëra persona që po përballej më vështirësi në brendësi të ujrave pranë brigjeve veriore franceze.
Prefektura detare franceze tha se mjeti lundurues kishte në bord rreth 59 persona 51 orej të cilëve u shpëtuan ndërsa 8 të tjerët humbën jetën. Personat në varkë vinin të gjithë nga vendet e treta dhe iu përkisnin moshave të ndryshme, përfshirë një foshnjë 10 muajshe.
Mbytja e anijes së fundit vjen pasi autoritetet franceze kanë shpëtuar rreth 200 persona në brigjet e Calais gjatë një periudhe 24-orëshe midis të premtes dhe të shtunës në mbrëmje.
Ndërsa jo më shumë se dy javë më parë, një tjetër anije me emigrant u fundos në përpjekje për të shkuar në ishullin britanik. Nga e njëjta anije vdiqën të paktën 13 persona pjesa më e madhe e të cilëve gra e fëmijë. /vizionplus.tv