“Unë e vrava gruan time dhe nuk pendohem”, këto janë fjalët e para që 50-vjeçari tha para policisë greke menjëherë pas arrestimit të tij sot në Greqi.
Eduart Danaj vrau me thikë mëngjesin e sotëm bashkëshorten e tij, Enkelejda Danaj, teksa kjo e fundit ishte nisur të shkonte në punë.
Burri vrasës u arrestua disa orë pas vrasjes makabre dhe mesa duket ai është i papenduar për krimin që kreu.
Mediat greke raportojnë se 50-vjeçari pretendon se e shoqja e tradhtonte me dikë tjetër, e për këtë arsye ai e vrau.
“Ajo po më grinte nga lekët. Kishte lidhje jashtëmartesore prej shumë vitesh me burra të ndryshëm. Nuk mund të shihja fotot e saj me të dashurin në Facebook”, tha 50-vjeçari para togave të zeza.
Eduarti u arrestua në zonën e Filit. Sipas burimeve të policisë 50-vjeçari ishte nën efektin e alkoolit në momentin që u arrestua, ndërsa tentoi deri në sekondën e fundit që t’i shpëtojë prangave të policisë, duke u fshehur në pallatin në ndërtim.
Mediat në Greqi raportuan më herët se Enkelejda Danaj e kishte denoncuar tre herë në polici bashkëshortin për dhunë në famlije.
Ndërsa protothema.gr ka publikuar një video ku dëgjohet momenti kur viktima debaton me burrin që e vrau, video kjo e regjistruar të hënën e kaluar. Në video dëgjohen britmat dhe ulërimat e 40-vjeçares.
Kliko ketu për të pare videon
Sipas protothema.gr Enkelejda Danaj kishte denoncuar se partneri i saj ishte bërë i dhunshëm dhe kishte filluar të konsumonte sasi të mëdha alkooli.
Denoncimi i fundit ishte bërë më 7 maj të këtij viti, një ditë pas sherrit të dokumnetuar në videon e mësipërme. Pas denoncimit u urdhërua një ekspertizë mjeko-ligjore për 40-vjeçaren, të cilës iu dhanë informacione, udhëzime dhe materiale të printuara, për të marrë, nëse dëshironte, ndihmën e nevojshme nga organet kompetente.
Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Në të njëjtën kohë, ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një strukturë pritëse dhe deklaroi se nuk dëshiron.
“Babi vrau mamin”, ka bërtitur vajza e 40-vjeçares Një qytetare e Menidit është tronditur kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe përveç vitkimës ka parë edhe vajzën e 40-vjeçares në gjendje shoku.
Ajo po fliste në telefon duke thënë se babai i saj i kishte vrarë nënën.
“Një vajzë e vogël erdhi këtu në vendin e ngjarjes, dhe tha se ‘ndoshta është nëna ime’, ndërsa ajo qante dhe bërtiste”, thotë dëshmitarja.
“Ajo tha se mamaja e saj nuk shkoi në punë sot dhe pasi tregoi fotografinë në polici u tha se babai i saj e vrau atë”, shtoi gruaja. Siç pohon banorja, çifti së fundi kishte blerë një shtëpi në këtë zonë./vizionplus.tv