Me kapuç dhe kokë ulur, zbulohet identiteti i personit që vuri lëndën plasëse në shtëpinë e Ilir Koçiljas! Vrau fqinjin për një vend parking

6 months ago 38
Reklamë

Personi që vuri lëndën plasëse në shtëpinë e Ilir Koçiljes më 26 shkurt është identifikuar.

Sipas autoriteteve F. Ll., i dënuar më parë për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Durrësit, është larguar nga Shqipëria një ditë pas ngjarjes.

Nga kamerat e sigurisë, dyshohet se autori është larguar me një automjet të marrë me qira drejt lagjes nr.6.

Ky person është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Në një video të siguruar më herët nga Top Channel, autori shihet duke kaluar pranë banesës, teksa mban veshur  një kapuç dhe qëndron kokulur.

Ilir Koçilja më 14 shkurt vrau fqinjin e tij Halil Koka për shkak të një vend parkimi. Në momentin e shpërthimit të lëndës plasëse ai ndodhej në paraburgim dhe në shtëpinë e tij nuk është ndodhur asnjë njëri. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Top Channel

Read Entire Article