Ky është momenti kur Lul Rakaj është shoqëruar nga forcat RENEA në ambientet e komisariatit të Shkodrës.
Lexo edhe :
Related Posts
Rakaj u arrestua disa orë pas plagosjes së dyfishtë në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.
Të plagosur nga të shtënat me armë mbetën Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj, njëri prej të cilëve ka marrë një plumb në gjoks dhe është në gjendje të rëndë për jetën.
Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata ka mësuar nga grupi hetimor se shkak i konfliktit ka qenë prishja e pazareve të drogës.
Rakaj rezulton person me precedent penal, pasi afro 15 vite më parë ka ekzekutuar me armë shtetasin Kolë Mushkun në Hot të Malësisë së Madhe. Ky i fundit i ka vrarë babain, ngjarje kjo që solli edhe reagimin e Rakajt për hakmarrje./vizionplus.tv