Talat Xhaferi është votuar si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Ai është bërë kryeministër me 65 vota pro, tri kundër dhe asnjë abstenim.
Të pranishëm në sallë ishin 111 deputetë.
Betimi i tij u bë para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut pas dorëheqjes së Qeverisë së kaluar që udhëhiqej nga Dimitar Kovaçevski.
Xhaferi do të qeverisë për 100 ditë pasi bëhet fjalë për një qeveri teknike. Ai i ka dorëzuar në Kuvend emrat e kabinetit me të cilin do të udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e 8 majit.
BDI, partia shqiptare në koalicionin qeverisës, ka propozuar emrat e 5 ministrave dhe 3 zëvendësministrave për qeverinë teknike./vizionplus.tv