Meçani: Gert Bogdani ishte “ujk i vetmuar”, nuk u bë kurrë pjesë e klaneve

1 month ago 39

Gazetarja Juela Meçani, një nga bashkëpuntoret dhe miket më të ngushta të Gerti Bogdanit, ka treguar njohjen me të, por dhe si e përjetoi lajmin tragjik të një dite më parë.

E pranishme në “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj, Meçani tha se Gerti ishte një nga figurat më të mira të politikës, nga ata djem që nuk u bënë pis.

Ajo tregoi gjithashtu se Ger Bogdani nuk ishte pjesë e asnjë klani, por ishte i gatshëm të ndihmonte në çdo moment.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si ka qenë njohja, marrëdhënia me Gert Bogdanin?

Meçani: Jam ruajtur shumë këto dy ditë, për tu bërë padashurtr patetike. Kam reagur vetëm për ndonjë të afërm të familjes time. Pak a shumë më ka ndodhur e njëjta histori me xhaxhain tim. Për Gertin e ndjeva shumë, për atë që ai ishte, për moshën e re, për atë që ai kishte ndërtuar, familjen. Kishte arritur të mos bëhej pis në politikë, Ka qëlluar që unë Gerti të fillonim politikën në të njëjtën kohë në vitin 2005-së, unë rikthehesha ndërsa Gerti po ringrihesh. Kemi qenë bashkë në çdo takim të EPP-së, Brukseli na ishte bërë si shtëpi. Na bashkonte dhe diçka tjetër që është shumë e rëndësishme. Ne ishim ujq të vetmuar. Ne punonim për bindjen që kishim, nuk punonim me Klan. Kishim zgjedhur mos bëheshim pjesë e atyre klanizmave të vegjël që i aknë të gjithë forcat politike. Gerti ishte shumë i qetë, i përjetonte dhe shumë padrejtësitë. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article