Mediat britanike: Alarm për bombë në aeroportin e Ibizës, një i arrestuar

4 months ago 24

Aeroporti i Ibizës u detyrua të mbyllet pas një alarmi për bombë në një fluturim të Ryanair.

Siç raportojnë mediat britanike, kërcënimi ekziston në një fluturim nga Ibiza në Milano, ndërsa autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar lajmin.

Të gjitha fluturimet e planifikuara u pezulluan për gati një orë këtë pasdite, me fluturimet që thuhet se u devijuan në aeroporte të tjera.

Siç është raportuar, video kapi pasagjerët në një fluturim të Ryanair për në aeroportin Bergamo të Milanos duke dalë nga avioni, në kohën kur një pasagjer mashkull (në të njëjtin fluturim) thuhet se është arrestuar.

Fluturimet u pezulluan nga ora 15:45 deri në 16:30 me orën lokale. Një zëdhënës i linjës ajrore spanjolle Aena tha: “Ka pasur një incident sigurie në një avion në aeroportin e Ibiza dhe Garda Civile ka marrë përsipër situatën”. /vizionplus.tv

Read Entire Article