Merr flakë mobileria në Peshkopi, zjarri shkaktoi dëme të mëdha

2 months ago 40

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një subjekt për prodhimin e mobilerive të ndryshme në lagjen “Dobrovë” të Peshkopisë.

Për shkak të materialeve prej druri, zjarri është përhapur me shpejtësi në ambjentet e magazinës së këtij subjekti duke shkaktuar dëm të madh ekonomik.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur mjetet zjarrfikëse të Bashkisë së Dibrës ku kanë bërë të mundur neutralizimin e zjarrit.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet nga një shkëndijë elektrike./vizionplus.tv

Read Entire Article