Merret vendimi për indeksimin e pensioneve me 4.1%, sa përfiton secila kategori

1 month ago 34

Indeksimi i pensioneve do të jetë me 4.1%.

Vendimi është miratuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe u miratua në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë. Pensionet urbane mesatare rriten 752 lekë, ruralet 453 lekë.

Lexo edhe :

Related Posts

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Goxhaj, bëri të ditur se do të jenë 791 mijë pensionistë përfitues.

Ai theksoi se aktualisht po shqyrtohet bonusi i fundvitit, teksa në tetor do të nisë komunikimi me institucionet përkatëse për të siguruar funksionimin e kësaj skeme.

“Nga fundi i vitit me një bonus që do të jetë i rishikuar, me një rritje e më tej me një dialog e komunikim të gjerë që do të filloj nga mesi i muajit tetor me disa institucione dhe palët e interesuara që do na nxjerrë në një rishikim e rezultatet për të gjeneruar rritje të të ardhurave të kësaj skeme”, tha ai.

Viti 2023, u mbyll me 705 mijë pensionistë. Por të dhënat më të fundit për vitin 2024 tregojnë se numri ka arritur  në 720 mijë. Me këtë indeksim  pensioni social arrin në 9710 lekë në muaj, ndërsa pensionet plota të pleqërisë dhe invaliditeti nuk do të jenë më pak se 17.900 lekë.

Në të njëjtën masë do të nisin dhe pensionet e parakohshme. Përfitues të indeksimit do të jenë edhe ata pensionistë që dalin në pensin gjatë muajit tetor 2024. /vizionplus.tv

Read Entire Article