Irakenët performonin sot kërcime e këngë folklorike në një festival turistik në qytetin e lashtë të Hatra në rajonin verior të al-Hadar.
Festivali mbahet mes rrënojave madhështore të asaj ka qenë më parë mbretëria e fortifikuar e Hatra, rrënojat e të cilës u zbuluan bë shekullin e19-të dhe janë tashme një atraksion madhor turistik.
Ministri vendas i kulturës Mohammed al-Zakariya, tha në festival se Hatra është nga qytetet më të vjetra arabe:
“Ne zgjodhëm sloganin ‘dymijë vjet histori’, por në fakt mund të jenë shumë më tepër, sepse Hatra është një qytet i lashtë dhe nga mbretëritë më të vjetra arabe, çka e bën nga atraksionet më të rëndësishme turistike të vendit”, tha ministri.
Ndërsa vizitorët thonin se ktheheshin çdo vit në festival prej ambjentit tërheqes dhe performancave.
“Unë vij nga Arbil deh kam shumë kujtime në këtë festival sepse kam ardhur që kur isha në shkollën fillore”, tha turistja Damiaa al-Omari për rrjetin AFP.
Vizitori Ali al-Obeidi, shtonte:
“Ndjesia ime është e njëjtë me atë të çdo banori të Mosul që është krenar për një atraksion të tillë, dhe i jep lavdi provincave me mesazhin se Iraku është një djep civilizimi dhe ka shumë rrënoja të tilla”.
Top Channel