Mesazhi i Erdogan: Rusia dhe Ukraina t’i japin një shans diplomacisë, jemi gati për ndërmjetësim

8 months ago 18

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kërkoi që Rusia dhe Ukrainë t’i japin një shans tjetër diplomacisë, duke shprehur gatishmërinë e Turqisë për të rivendosur nismën e negociatave në Stamboll për rikthimin e paqes

“Unë mbaj qëndrimin se diplomacisë dhe dialogut duhet t’i jepet një shans për t’i dhënë fund luftës me një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Për të arritur këtë qëllim, është jashtëzakonisht e rëndësishme të përdoren të gjitha kanalet diplomatike”, tha presidenti turk në një videomesazh në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore në Tiranë. 

Presidenti turk vuri në dukje se është e nevojshme të rifillohet puna për përcaktimin e parametrave të përgjithshëm të paqes, duke theksuar se ai mbështet në parim planin e paqes prej dhjetë pikash të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në fund, ai theksoi se ka nevojë për një rregullore që do të garantonte sigurinë e anijeve tregtare në Detin e Zi./vizionplus.tv/

Read Entire Article