Mesazhi i nënës së Çiljetës përlot fermerët: Të japim sa më shumë dashuri

5 months ago 45

Çiljeta mori një tjetër surpizë shumë të bukur nga Agai këtë të hënë në Ferma VIP. Në fermë hyri mamaja e saj, Majlinda, të cilën Çiljeta e ka përmendur vazhdimisht, për shkak të smëundjes më të cilën ajo është duke u përballur.

Por pavarësisht sëmundjes zonja Majlinda dha një mesazh të fortë për të gjithë shqiptarët duke e lidhur me Nënë Terezën, çka bëri që të gjithë fermerët të preken dhe të lotojnë.

Çiljetën e kanë cilësuar këtu si nënë Tereza, por nuk është keq të ecësh në frymën e Nënë Terezës dhe të japësh mirësi dhe dashuri. Të jetë këtu një pjesë e Kalkutës, ku shumë nga lojtarët po japin një mirësi dhe dashuri. Të jetë ky një mesazh për të gjithë njerëzit që të japin dashuri”, tha zonja Majlinda.

Read Entire Article