Kryetari i Partisë sw Lirisë, ilir meta kritikoi aksionin opozitar duke theksuar se ka ardhur koha qe opozita te prezantoje vizionin e programin e saj për te ardhmen. Gjate një konference me gazetaret aleati me I ngushte I liderit te demokrateve Berisha theksoi se ne kampin opozitar duhet te ketë një koordinim me te mire për aksionin politik
“Opozita e ka të domosdoshme një qasje më gjithë përfshirëse, një bashkërendim më të mirë në kuvend e këshilla, ashtu siç e ka te domosdoshme paraqitjen e një alternative gjithëpërfshirëse për te ardhmen”, tha Meta.
Vete meta ka zgjedhur sot qe te ngrejë problematiken e shtresës se pensionisteve ne Shqipëri. Sipas metës përballë rritje se çmimeve ndodhen ne kufijtë e varfërisë pas pensioni mesatar ne qytet është vetëm 18 mije leke dhe ai ne zonat rurale është 11 mije leke
“Me këto nivele te larta te çmimeve, një pensionist ne qytet i cili shpenzon mesatarisht 59% te pensionit për ushqim ose 11116 leke ne muaj ose 364 leke ne dite, me te cilat mund te blejë: 1 kafe me çmim 65 leke, 1 gote qumësht me çmim 43 leke, 1 gote kos me çmim 45 leke, 100 gr djathë me çmim 80 leke, 400 gr buke me çmim 35 leke, 1 gjelle ne dreke pa mish me çmim 100 leke”, u shpreh Meta.
Sipas metës qeveria mban përgjegjësi për 690 mije pensionistet qe ka sot Shqipëria e te cilët nuk përballojnë dot as shpenzimet minimale për te jetuar. /vizionplus.tv