Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani, është i pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Hasani thekson se Shqipëria është e përkushtuar të mbështesë paqen, sigurinë ndërkombëtare dhe Agjendën 2030 dhe të vijojë angazhimin në agjendën e grave, paqes dhe sigurisë, duke mbrojtur të drejtat e njeriut.
Sipas tij Shqipëria do të vazhdojë të fokusohet në përgjegjësinë për krimet në Ukrainë, do të përforcojë ndihmën humanitare dhe do të promovojë një sistem multilateral më efektiv.
Postimi:
📍Në Nju Jork nisi sot debati i përgjithshëm i nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara 🇺🇳.
Shqipëria 🇦🇱 është e përkushtuar të mbështesë paqen, sigurinë ndërkombëtare dhe Agjendën 2030 dhe të vijojë angazhimin në agjendën e grave, paqes dhe sigurisë, duke mbrojtur të drejtat e njeriut.
Si një trashëgimi e punës në Këshillin e Sigurimit, Shqipëria 🇦🇱 do të vazhdojë të fokusohet në përgjegjësinë për krimet në Ukrainë, do të përforcojë ndihmën humanitare dhe do të promovojë një sistem multilateral më efektiv.