Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar takime me homologë në Mynih, gjatë punimeve për Konferencën e Sigurisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Hasani u shpreh se fokus i bisedimeve ishte përshpejtimi i procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu, sipas kryediplomatit shqiptar, u diskutua për përpjekjet e përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale.
“Diskutuam agjendën tonë dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet tona të përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale”, shkruan ndër të tjera ministri.