Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar sot një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto.
Pas takimit kokë më kokë, dy ministrat kanë dalë edhe në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në fjalën e tij, ministi Hasani tha se Hungaria ka qenë një mbështetëse dhe bashkëpunuese në disa fusha kryesore ndaj Shqipërisë, kryesisht asaj ekonomike.
“Szijjarto ka kontribut të vyer për zgjerimin dhe thellimin e prekshëm të marrëdhënieve tona. Urime Hungarisë për marrjen e kryesisë së Presidencës së radhës së BE. Bashkëpunimi politik Shqipëri-Hungari mbetet në nivele të larta. Në lidhje me bashkëpunimin ekonomik, Hungaria është e pranishme në tregun shqiptar si kurrë më parë
Presidenca hungareze e Këshillit të BE do jetë prioritet i integrimit të Ballkanit Perëndimor. Vizioni strategjik i Hungarisë për rajonin ka qenë i frytshëm për përshpejtimin e procesit integrues. Bashkëpunimi shumëpalësh, konstatuam rritjen e ndërveprimit në mjaft çështje. Të angazhuar për instensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh”, tha Hasani./vizionplus.tv