Ministri i Brendshëm: Nuk jam i kënaqur me Policinë e Shtetit! Xhaferaj: 7 të vrarë brenda një jave, krimi s’ka frikë

1 month ago 25

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha deklaroi sot në Komisionin e Sigurisë se nuk është i kënaqur me rezultatet e deritanishme të Policisë së Shtetit.

“Situata e rendit dhe e sigurisë publike është shumë e qëndrueshme në Shqipëri. Nuk jam i kënaqur për rezultatet e deritanishme të policisë së shtetit, por policia e shtetit është në krye të detyrës”, deklaroi ministri në Komision.

Lexo edhe :

Related Posts

Deputeti demokrat Ervin Salianji tha se ministri konfirmoi diçka që opozita po e thotë prej vitesh.

“E vëretë ishte fjali që tha “nuk jam i kënaqur me punën e Taulant Ballës, Bledar Çuçit apo Fatmir Xhafës”. Që nuk jeni i kënaqur keni të drejtë sepse e gjithë Shqipëria është e pakënaqur. Mua më vjen mirë që ministri e nis duke sulmuar dhe duke na konfirmuar të gjithë atë që kemi thënë ne në këto vite. Vetë miniastri i Brendshëm thotë “jam i pakënaqur me punën e policisë”.

Te cila pjesë është i pakënaqur? Te mosarrestimi i krerëve të grupeve krimianle? Dekonspirimi i operacioneve, përfshirja e krerëve të lartë të policisë së shtetit në trafiqe të ndryshme? a do t’ia jepni pagesat që meritojnë punonjësve të thjeshtë të policisë? Problem është moszbulueshmëria e ngjarjeve të rënda. Kanë gjuajtur me kallashnikov policinë në Malësnië e Madhe. Dini gjë? Keni zbuluar gjë? Janë goditur themelet e autoritetit të shtetit”, tha Salianji.

Ndërsa nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ferdinand Xhaferaj i kërkoi ministrit Hoxha të jepte llogari për ngjarjet kriminale të pazbardhura dhe pa autor.

“Gjatë tre muajve të verës kishim 288 aksidente më shumë krahasuar me një vit më parë. Lidhur me situatën e krimit në muajin gusht, kulmuam me 7 të vrarë brenda një jave. Krimi nuk e ka frikë policinë. Krimi ekzekuton në Shkodër, Tiranë, kudo sepse nuk e ka frikë ligjin. Krimi ka shkaktuar 12 viktima në gusht.

Ku qëndron polica? Viti 2020 numëroi 12 krime të pazbardhura, në 2021 21 ekzekutime pa autor. Zoti ministër, në këto kushte prezenca juaj në këtë komision është e domosdoshme për të shpjeguar cilat janë arsyet që krimi vepron lirshëm pa e pasur frikë policinë”, tha Xhaferaj.

Ndërsa ministri Hoxha tha se në vitin 2024 janë shënuar 28 vrasje nga 35 që ka pasur përgjatë vitit 2023.

“Përgjatë periudhës Korrik-Gusht 2024 kanë ndodhur gjithsej 12 vrasje, nga të cilat janë zbuluar 10 prej tyre. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë parandaluar 12 tentativa vrasjeje.

Kjo padyshim është dëshmi e një pune të mirë të strukturave të policisë. Sa i takon vitit 2024, janë regjistruar 28 vrasje, nga 35 që ka patur përgjatë vitit 2023”, tha ministri./vizionplus.tv 

Read Entire Article