Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani viziton sot Shqipërinë.
Nga burime qeveritare, gazetari Top Channel Muhamed Veliu mëson se nuk do të jetë vizitë zyrtare.
Ai do të vijë me avion në aeroportin e Rinasit dhe do të zhvillojë një takim të shkurtër me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani. Mësohet se Tajani do të shkojë në Vlorë pas takimit me Hasanin.
Tajani në një konferencë për mediat dy ditë më parë tha se gjatë vizitës në Shqipëri do të vizitojë portin e anijeve që do të mbledhin emigrantët.
“Bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar është i dobishëm për emigracionin dhe Afrikën. Ne gjithmonë kemi kërkuar pjesëmarrje nga Bashkimi Evropian, edhe nëse nuk është më pjesë e tij, Mbretëria e Bashkuar është pjesë e Evropës kështu që besoj se bashkëpunimi është i dobishëm për të dy. Gjithashtu për vëmendjen që i është kushtuar Afrikës, ne folëm për këtë në bisedën tonë, për G7, për NATO-n. Me Shqipërinë e nisëm këtë nismë me një vend që ka aplikuar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Më 22 dhjetor do të vizitoj portin e Albës ku do të ankorohen anijet ushtarake dhe do të mbledhin emigrantët nga vendet e sigurta në ujërat ndërkombëtare, do të dërgohen në Shqipëri dhe më pas do të kthehen në vendet e origjinës”, tha Tajani, pas takimit dypalësh me ministrin e Jashtëm britanik, David Cameron në Farnesina.
Top Channel