Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka zhvilluar një takim me homologun turk Hakan Fidan.
Në një konferencë të përbashkët për mediat, Hasani ka vlerësuar marrëdhënien mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Turqisë, teksa shtoi se në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.
Intensifikimi i dialogut politik mes nesh, ka sjellë një rritje të bashkëpunimit dypalësh theksoi ministri i Jashtëm, teksa vlerësoi Ankaranë zyrtare për njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Turqia mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira. Marrëdhëniet mes vendeve tona kanë njohur vetëm rritje e konsolidim. Intensifikimi i dialogut politik mes nesh, ka sjellë një rritje të bashkëpunimit dypalësh
Diskutuam për bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe tregtare. Presim hyrjen në fuqi të marrëveshjes për Njohjen Reciproke të Lejeve të Drejtimit. Përmbushja me sukses e angazhimeve tona për 2024, do të kërkojë dhe bashkëpunimin me Turqinë
Vlerësoj Turqinë për mbështetjen në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Agresioni rus në Ukrainë, të rrisim koordinimin për t’u përballur me sfidat e sigurisë”, tha Hasani./vizionplus.tv