Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka uruar kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferin.
Në një postim në rrjetin social “X”, Hasani shkruan se është besimplotë se Xhaferi dhe kabineti i tij do i përmbushë detyrimet e programit qeveritar, duke nisur që nga organizimi i zgjedhjeve të lira e deri tek vijimi i punës për anëtarësimin e vendit në BE dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Suksese kryeministrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut!
Besimplotë se Kryeministri Talat Xhaferi dhe kabineti i tij qeveritar do të përmbushin angazhimet dhe detyrimet e programit qeveritar, që nga organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e demokratike, vijimi i punës për realizimin e proceseve që dalin nga negociatat për anëtarësim me BE-në dhe përshpejtimi i integrimit evropian, rritja dhe zhvillimi i ekonomisë dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit”, shkruan ministri Igli Hasani./vizionplus.tv