Ministrja Spiropali feston sot 41-vjetorin e lindjes, surprizohet nga kolegët, i dhurojnë lule

7 months ago 19

Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, feston sot 41-vjetorin e lindjes.

Ministrja është surprizuar nga kolegët, të cilët i kanë dhuruar edhe lule.

“Me ndjesën që nuk kam mundur t’i kthej përgjigje të gjithëve, falënderime kolegëve, miqve dhe dashamirësve për urimet në ditën e lindjes”, shkruan Spiropali krahas fotove që ka shpërndarë në Facebook.

Ministrja mori pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku u arrit dakordësia me Rithemelimin për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për rrjedhjen e të dhënave nga TIMS dhe PPP në Shëndetësi./vizionplus.tv

Read Entire Article