Miqtë dhe kolegët kujtojnë Gerti Bogdanin: Humbje e madhe për PD-në, njerëz si ai janë të rrallë

1 month ago 44

Miqtë dhe kolegët kanë kujtuar ish-deputetin deëmokrat Gert Bogdani, i cili u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare pas një ataku kardiak.

I ftuar në emisionin “Vizioni I Pasdites” në Vizion Plus, ish-profesori dhe miku i tij, Ilir Gusho tregoi si e mori vesh lajmin tragjik.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai tha se Bogdani ishte nxënës ekselent dhe një njeri qytetar, me sjellje e edukatë të jashtëzakonshme.

“Ne kemi një miqësi shumë të vjetër, që kur ai filloi shkollën e mesme. Gerti ishte i apasionuar shumë pas sportit. Krijuam një grup shumë cilësor dhe u afruam aq shumë me këtë grup dhe me Gertin sa dhe sot e kësaj dite ne jemi miq. Një nga miqtë tanë ta asaj kohe më merr në telefon dhe më thotë që Gerti është keq. I thashë nisu, “unë do vij të të marr”, “jo, i thashë, “nisu se unë do vij vetë në spital”. Pas pak kohe mjeku më thotë që “mbaroi”. Se besoja as në atë moment e as tani. Nuk kam fjalë, nuk di se si më erdhi ky lajm.

Unë me Gertin takohesha shpeshherë, ai kishte fëmijët afër shkollës tonë dhe herë pas here më thoshte për kafe. Nuk ka shprehur asnjëherë shqetësim.

U takuam për herët të fundit para ca kohësh. Takimi i fundit ka qenë para verës”, tregoi ai.

“Ekselent në shkollë, jo vetëm në drejtimin akademik, por ishte një njeri i butë sepse tek ai kishte cilësitë e një njeriu qytetar. Ai nuk dinte të bente sherr dhe llafe dhe në kohën e sportit. Me një sjellje të jashtëzakonshme, me një edukatë dhe mirënjohje të jashtëzakonshme.

Nuk bënte shumë muhabet politik. Kur mblidheshim shumë pak muhabete të tilla bënim. Shumë i qeshur, i dashur me të gjithë”, tha më tej Gusho.

Ndërkohë, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj ka treguar se ish-deputeti ishte një njeri tejet pozitiv.

Ajo u shpreh se Bogdani nuk do të jetë një humbje e madhe vetëm për familjen, por edhe për Partinë Demokratike, pasi njerëzit si ai janë të rrallë.

“Unë Gertin e njoh shumë më herët sepse në oborrin e PD ti arrin t’i njohësh e të kesh komunikim. Ajo që të bënte përshtypje te Gerti ishte thjeshtësia e tij. Ishte qytetar në thelb dhe qytetar në mesazhet që jepte. Sa herë që takoheshim mesazhi i tij ishte suportativ, ishte ai njeriu që të thoshte vazhdo para. Ishte gjithmonë i buzëqeshur, plot mirësjellje. Gerti është humbje e madhe e qytetarisë tironse. Në primaret që u zhvilluan në zgjedhjet e vitit të shkuar ai ishte shumë energjik dhe mundohej të ishte përtej asaj që është politika në tërësi.

Ishte shumë i drejtpërdrejtë, shumë i vërtetë. Ishte gjithmonë i duruar edhe pse në momente të caktuara të karrierës së vet ndihej i zhgënjyer apo i mënjanuar, por gjente gjithmonë forcën për të ecur para.

Kur mora vesh lajmin kam qenë totalisht e tronditur, vetëm para një jave kam komunikuar me Edlirën dhe kjo që dëgjova sot ishte shokuese. Unë e kuptoj dhimbjen e madhe të familjes së tij dhe nuk është humbje e madhe vetëm për ta, por është humbje e madhe edhe për PD sepse njerëzit si Gerti janë shumë të rrallë”, tha Hysaj. /vizionplus.tv

Read Entire Article