Miratohet rritja e pagave për ushtarakët, Peleshi: Jemi duke kaluar vendet e rajonit

4 months ago 24

Rriten pagat për ushtarakët. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Niko Peleshi: Dua të jap lajmin e mirë për të gjithë ushtaraktë. Kjo rritje e madhe e pagave filloi në vitin 2022 me rritjen më të madhe me 30% dhe një premtim i kryeministrit ka qenë që pagat e FA do të rriten çdo vit deri sa ne të arrijmë nivelin mesatar të vendeve ku bëjmë pjesë, NATO. Me këtë rritje shumë të rëndësishme sot jemi duke kaluar vendet e rajonit. Ushtari i katërt që është niveli bazë i ushtarakut në vitin 2022 ka pasur pagën 22 mijë lekë. Me rritjen e sotme shkon në 71 mijë lekë. Diferenca brenda dy viteve e rritjes së pagës është 29 mijë lekë. Të gjitha pagave që do të lexoj i shtohet edhe një trajtim ushqimor që i jepet në formën e pagës prej 160 mijë lekë. Ne këtë vit i japim më shumë prioritet gradave më të ulëta. Reshteri e ka pasur pagën 48 mijë e 200 lekë në vitin 2022, ndërsa me rritjen e sotme shkon në 800 mijë lekë + 160 mijë të trajtimit ushqimor. Majori e ka pasur pagën 68 mijë e 800 lekë, shkon në 107 mijë lekë pa trajtimin ushqimor. Koloneli në 2022 paguhej 110 mijë lekë, me vendimin e sotëm shkon në 158 mijë e 500 lekë. Gjenerali e ka pasur 127 mijë e 500, shkon sot në 190 mijë lekë.

Gjithashtu ministir Peleshi njoftoi edhe rritjen e pagave për personelin zjarrfikës.

Niko Peleshi: Asistent zjarri, paga aktuale është 46 mijë lekë. Paga sot shko në 60 mijë lekë. Zjarrfikësi pagën e ka 52 mijë e 500. Sot i shkon në 65 mijë. Kryezjarrfikës nga 55 mijë shkon në 70 mijë. Kryeinspektor zjarrfikës shkon nga 74 mijë e 500 shkon në 85 mijë. Inspektor zjarrfikës nga 74 mijë e 500 shkon në 70 mijë, kryeinspektor zjarrfikës nga 74 mijë e 500 shkon në 85 mijë.

Read Entire Article