Misteri i ekzekutimit të Pëllumb Metës/ Çfarë u zbulua nga eksperimenti hetimor, Hygerta rikthehet sërish në vendngjarje

8 months ago 11

Grupi hetimor me eksperte nga policia e Durrësit dhe prokuroria vijojnË analizimin e provave për të zbuluar se kush ishte ekzekutori i Pëllumb Metes.

3 femijet dhe bashkeshortja e tij qe po hetohen per kete krim jane cuar javen e kaluar ne poligon ku jane testuar per aftesite e tyre per te kryer qitje me pistolete.

Ka rezultuar se Hygerta Meta ka qene ne gjendje te mbushe armen dhe te kryeje qitje ndersa Hysen Meta qe grupi hetimot beson se eshte ekzekutori ka refuzuar te qelloje duke thene se nuk di te mbaje arme.

Eksperimentin e kane bere dhe Blerina Meta dhe Amarildo Meta te cilet kane thene se skane mbajtur kurre me pare arme ne dore.

Dy te dyshuarit kryesor Hygerta dhe Hysen meta i qendrojne deklarimeve te dhena ne seancen e mases se sigurise ku pretendojne se vrasjen e ka bere Hygerta.

Vajza eshte rikthyer ne vendngjarje ku eshte rindertuar skema e vrasjes dhe vajza ka treguar pozicionin ku ishte shtrire i ati ku dhe si e ka qelluar trajektoret, zhvendosjen e trupit dhe varrisjen.

Te dhenat e ketij eksperimenti po krahasohen me ato te perpiluara nga ekspertet gjate kqyrjes se vendit te krimit.

Hyseni nuk ka rindertuar asnje skeme pasi i qendron versionit se kur ndodhi vrasja nuk ishte ne shtëpi.

Ne përditësim…

Top Channel

Read Entire Article