Mjeku Gashi mbetet në arrest shtëpie, Apeli zbut masën e sigurisë për të akuzuarit e tjerë te “Onkologjikut”

1 month ago 22

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në arrest shtëpiak mjekun onkolog, Edmond Gashi i cili kishte kërkuar ndryshimin e masës në detyrim paraqitje.

Ndërkohë, zëvendës drejtoresha e qendrës spitalore universitare Nënë Tereza, Brikena Qirjazi do të hetohet në gjendje të lirë, pasi Apeli i shfuqizoi masën detyrim paraqitje.

Shkalla e dytë e gjykatës mori po të njëjtin vendim si për Qirjazin, edhe për farmacistin Halil Gashi duke e  lënë të lirë.

Edhe për farmacistin tjetër, Florian Marku, gjykata vendosi lehtësimin e masës, nga arrest shtëpie në detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore. /vizionplus.tv

Read Entire Article