Njësia Policore Detare, në koordinim me Policinë Kufitare kanë shpëtuar katër turistë pasditen e kësaj të enjte.
Atyre iu rrezikohej jeta, pasi mjeti i tyre lundrues ka pësuar defekt.
Sipas njoftimit zyrtar, mjeti lundrues turistik ishte nisur nga Mali i Zi dhe në ujërat territoriale shqiptare midis Velipojës dhe Shëngjinit pësoi defekt dhe rrezikonte të fundosej.
“Shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato Kufitare, me mjetin lundrues të Policisë, iu kanë shkuar në ndihmë 4 shtetasve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, është tërhequr dhe nxjerrë në breg mjeti lundrues që kishte pësuar defekt në motor.
4 shtetasit e huaj kanë falënderuar efektivët e Policisë që iu shpëtuan jetën dhe që nxorën në breg edhe mjetin lundrues”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv