Molotovë mbi Bashkinë e Tiranës, opozita nuk i ndahet Erion Veliajt, kërkon dorëheqjen e tij

4 months ago 6

Opozita dhe aleanca për mbrojtjen e teatrit zhvilluan protestën e 13 para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt dhe zbardhjen e plotë të çështjes së inceneratorëve dhe dosjes së njohur me emrin 5D.

Protestuesit sërish qëlluan me molotovë godinën e bashkisë, por nuk pati përplasje me forcat e policisë edhe pse sot gardhi metalik që rrethon zakonisht godinën e policisë ishte hequr.

Në emër të opozitës Belind Këlliçi, i cili është drejtuesi politik i PD për Tiranën, akuzoi Erion Veliajn se ka vjedhur buxhetin e qytetit për të pasuruar veten e familjarët e tij.

“Këtë javë keni parë sesi Erion Veliaj, paratë e taksapaguesve ia çon gruas së tij, ia çon dajës së gruas. Keni parë një kallzim të ri nga ana e PD për studimin e famshëm të IFC, që Veliaj paguan sot pothuajse trefishin e studimit të Bankës Botërore. Çfarë pret më Altin Dumani?”,tha Këlliçi.

Këlliçi i kritikoi ashpër prokurorët e posaçëm duke i cilësuar ata punonjës të bashkisë së kryeqytetit e vartës të Veliajt.

“ E dëgjuat para pak javësh që tha takova kolegët  e mi në SPAK. Në fakt me sjelljen e tyre altin dumani, dritan prenci, prokuroret e spakut, hetuesit e bkh po tregojne se jane punonjes te ujesjellesit te tiranes dhe nuk jane prokurore. Janë vartës të erjon veliajt dhe nuk janë prokurore. Çfarë prisni më shumë.”, shtoi Këlliçi.

Përfaqësuesit e opozitës dhe aleancës për mbrojtjen e teatrit do të mblidhen sërish të premten e ardhshme para bashkisë, duke paralajmeruar se nuk tërhiqen deri sa Veliaj të largohet nga detyra e qytetarit të parë të Tiranës./vizionplus.tv

Read Entire Article