Mos ia ndani sytë “Fermës VIP”, sot nisin eleminimet, surpriza dhe sfida

6 months ago 32

Kjo javë në Fermën VIP ka nisur me ethet e eleminimit të parë që pritet të ndodhë gjatë spektaklit, mbrëmjen e sotme ku ndër të tjera nuk do të mungojnë surprizat, sfidat, diskutimet si dhe emocionet e forta.

Të dyja skuadrat janë informuar në detaje mbi detyrimet dhe përgjegjësitë që kanë gjatë qëndrimit në fermë ndërsa deri më tani duket se angazhimi ka qenë maksimal, pavarësisht vështirësive.

Atmosfera e pashkëve nuk mungoi edhe në fermë ndërsa një banor i ri i’u bashkua konkurentëve.

Pas debateve të sheshuara dhe harmonisë mes tyre, fermerët përcollën një “Gëzuar” të përbashkët ndërsa u kujdesën edhe për detajet e tjera të festës.

Sakaq, nuk ka munguar vëmendja edhe ndaj diskutimeve të mbartura. Detaje nga jeta jashtë fermës, por edhe pikëpyetjet që shqetësojnë konkurentët mbi atë që po ndodh me lojën dhe asaj që pëlqen publiku.

Ndërkohë, skuadra blu ka bërë gati valixhet ndërsa vijon televotimi se kush duhet të largohet nga gara. Dy personazhet më pak të votuar do të përballen në një sfidë kokë më kokë që mbetet për tu parë gjatë prime-t të sotëm, duke nisur nga ora 21:00 në ekranin e Vizion Plus./vizionplus.tv

Read Entire Article