Moti i keq, ARRSH tregon problematikat që janë shfaqur në disa akse rrugore, si paraqitet aktualisht situata në terren

2 months ago 31

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë një pasqyrim të situatës në terren, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin tonë.

ARRSH bën me dije reshjet e shiut dhe era kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh, kryesisht në zonën veriore, por edhe në aksin Tepelenë-Uji i Ftohtë.

Rrugët sipas ARRSH janë pastruar dhe aktualisht vijon qarkullimi i mjete normalisht.

Gjatë natës dhe në mëngjes ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë kryesisht në Rajonin Verior, duke sjellë rënie gurësh e inertesh si në rrugën e Tropojës, në Dushaj-Sheshi i Tragetëve, Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë dhe në Tepelenë-Uji i ftohtë, të cilat janë pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht

Në segmentet Ura e Bunës-Muriqan dhe në Gjirokatër-Kakavijë një pemë e rrëzuar bllokoi pjesërisht një korsi grupet e punës të ndodhur në terren kanë ndërhyrë menjëherë për kthimin e qarkullimit në normalitet

Kontraktorët e mirëmbajtjes, me mjete dhe punëtorë janë në terren dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor”, njofton ARRSH./vizionplus.tv

Read Entire Article