Në akset e Lotit 1, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës ka pasur reshje dëbore që vazhdojnë edhe mëngjesin e sotëm të shoqëruara me erë të fortë.
Makineritë dhe punëtorët janë në terren për pastrimin e borës dhe mbajtjen hapur të akseve kryesisht nga dëbora që sjell era.
Lexo edhe :
Related Posts
Pamja është e kufizuar nga furtunat e erës dhe dëbora që ngre era prandaj qarkullimi është i vështirë.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen që të shmangin qarkullimin për në Qafë Thorë-Theth me përjashtim të rasteve emergjente./vizionplus.tv