Muhamet Rrumbullaku dorëzon “stafetën”, nisin procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të Policisë së Shtetit, kush është drejtori i komanduar

2 months ago 43

Muhamet Rrumbullaku ka dorëzuar “stafetën” dhe prej ditës së sotme nuk do të mbajë më postin e drejtorit të përgjithshëm në Policinë e Shtetit. Vizion Plus raportoi një ditë më parë se Rrumbullaku kishte paraqitur dorëheqjen, ndëra ditën e sotme, ky ndryshim u konfirmua edhe nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili deklaroi se kanë nisur procedurat për zgjedhjet e kreut të ri të Policisë së Shtetit. Drjetor i ri i komanduar do të jetë Zv.drejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga.

Ervin Hoxha: Dua të përgëzoj sinqerisht punën e deritanishme të drejtuesve të Policisë së Shtetit, me në krye dikur eprorin dhe sot mikun tim, Drejtorin e Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku. Mirënjohje për të dhe për të gjithë ata që e sollën stafetën deri këtu me profesionalizëm dhe përkushtim ndaj uniformës, duke e thelluar më tej transformimin e Policisë së Shtetit. Sot, është dita për ta kaluar stafetën tek një tjetër gjeneratë drejtuesish, të cilët falë punës kolosale të bërë deri këtu, nuk do ta fillojnë rrugën e tyre nga gremina e vitit 2013, por nga një lartësi e arritur me mundin e me kohën e një dekade dhe nuk do të kenë asnjë justifikim për të mos e ngjitur Policinë e Shtetit në rangun e trupave më të mira të Bashkimit Europian.

Kam bindjen se ata që do të dorëzojnë stafetën udhëheqëse të kësaj trupe, që nga Drejtori i Përgjithshëm dhe të gjithë të tjerët, nuk do ta kursejnë dijen dhe përvojën e jashtëzakonshme të fituar në gjithë këto vite në vijën e parë, për të mbështetur ngjitjen e mëtejshme të trupës së policisë drejt majës së Shqipërisë 2030.

Ligji i ri i sapomiratuar i Policisë së Shtetit, merita kryesore për përmbajtjen shumë të mirë që i takon paraardhësit tim të nderuar Taulant Balla dhe drejtuesve aktual të Policisë së Shtetit, është një platformë e shkëlqyer për reformimin dhe modernizimin e mëtejshëm të trupës sonë policore. Në bazë të këtij ligji kam nxjerrë Udhëzimin për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe në zbatim të tij, në detyrën e përkohshme të drejtuesit të lartë të Policisë, do të komandohet Zv.drejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga.

Ministri Hoxha theksoi se ndryshime do të ketë edhe në rang qarqesh dhe drejtuesit e rinj të strukturave kyçe të Policisë së Shtetit do të zgjidhen në javët në vijim. Hoxha nuk nëri të ditur emra, por tha se në bazë të ligjit të ri të Policisë së Shtetit përzgjedhja e tyre do të bëhet në bazë të meritës.

Ervin Hoxha: Uroj që kështu ta shohin promovimin në karrierë edhe Drejtori i ri i Përgjithshëm dhe drejtuesit e rinj të qarqeve e të strukturave kyçe të Policisë së Shtetit, në këtë kohë historike të Shqipërisë që negocion anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ata do të zgjidhen në javët në vijim me të njëjtën frymë dhe kredenciale, të njëjta të profilit të tyre profesional dhe meritës në punë. Asgjë nuk do të ndikojë në procesin e përzgjedhjes së tyre, veç meritës e integritetit.

Ligji i ri i sapomiratuar i Policisë së Shtetit, merita kryesore për përmbajtjen shumë të mirë që i takon paraardhësit tim të nderuar Taulant Balla dhe drejtuesve aktual të Policisë së Shtetit, është një platformë e shkëlqyer për reformimin dhe modernizimin e mëtejshëm të trupës sonë policore.

I ftoj të gjithë drejtuesit të Policisë, të cilët janë sipas rangjeve të parashikuara nga ligji të kandidojnë për Drejtor të Përgjithshëm. Nëse e kanë këtë ambicie të mos ngurrojnë. Procesi është i hapur dhe zgjedhja do të jetë e pandikuar nga asgjë tjetër, përveç vlerave individuale të çdo kandidature./vizionplus.tv 

Read Entire Article