Mungesa të energjisë elektrike në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit

4 months ago 19

Zona të ndryshme të vendit janë përballur me mungesë të energjisë elektrike gjatë mesditës së sotme. Krahas Tiranës, për shkak të një problemi në nënstacionin e Elbasanit, ka ende probleme me furnizimin në Korçë dhe rrethina, përfshi edhe Maliqin dhe Pogradecin.

Sipas gazetarit të Vizion Plus, Tonin Frroku, mësohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të nje defekti në nënstacionin e Elbasanit prej nga furnizohet me energji elektrike dhe nënstacioni i Zemblakut në juglindje të vendit.

Lexo edhe :

Related Posts

Probleme me furnizimin ka patur edhe në zonën e Lezhës. Gazetari i Vizion Plus, Altin Mema bën me dije se problemet më të mëdha janë në zonën e Shëngjinit aktualisht, e cila po ashtu është përballur me ndërprerje edhe gjatë ditëve të mëparshme.

Gjithashtu raportohet për probleme me energjinë elektrike edhe në rrethinat e Tiranës, ndërkohë që ekipet vijojnë punën për stabilizimin e situatës.

Gjithçka duket se ka ndodhur për shkak të temperaturave tepër të larta, për përballimin e të cilave institucionet, bizneset dhe qytetarët nëpër shtëpi kanë ndezur kondicionerët, të cilët sjellin konsum të madh të energjisë elektrike duke u bërë e papërballueshme për rrjetin.

Njoftim i OSHEE
Per shkak te renies se sistemit 400kV te OST, ora 12:20, kanë mbetur pa energji elektrike nënstacionet në rang vendi.

Aktualisht po manovrohet për rikthimin e energjisë ne nënstacionet 110kV te OST, dhe me radhe radhë te nënstacionet 35kV të OSSH.
Aktualisht kanë marë energji elektrike nënstacionet Selitë, Traktora, Qendër.

Po punohet me ritme të larta për stabilizimin e situatës.

/vizionplus.tv

Read Entire Article