Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit Rural ka ndaluar importin e derrave dhe pulave nga disa vende të prekura nga “murtaja afrikane” dhe “Influenca Aviare”. Në njoftimin e bërë publik theksohet se Danimarka, Franca, Gjermania, Hollanda, Hungaria, Italia, Polonia, Cekia, Belgjika, Bullgaria, Moldavia, Sllovakia, Rumani, Kroaci, Spanjë dhe Portugali, janë vendet nga ku aktualisht do të ndalohet importi i derrave dhe pulave.
Sëmundja e Murtajës Afrikane të derrave (ASF), shkaktohet nga një virusi i familjes Asfaviridae dhe është shumë ngjitëse që prek derrat shtëpiak dhe ato të egër, ku shkalla e vdekshmërisë së të cilëve mund të arrijë deri në 100%.
Në sqarim saktësohet se kjo sëmundje nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve, por ka efekte shkatërruese në popullatën e derrave dhe ekonomi.
“Është parë që virusi i ASF mbijeton në mish, mish i grirë dhe të brendshme 105 ditë, mish i kripur 182 ditë, mish i thatë, lëkurë yndyrë 300 ditë, mish i ngrirë 1000 ditë dhe inaktivizohet në mishin e zier (30 minuta në 70 gradë), feçe në temperaturën e dhomës 11 ditë, bokset e kontaminuara të derrave 1 muaj. Mbijetesa e virusit në produktet e mishit, është faktori potencial për transmentimin e Murtajës Afrikane të derrave”, thuhet në njoftim.
Po ashtu me rekomandim të BE edhe vende të tjera kanë ndaluar përkohësisht importimin e derrave dhe pulave, mes të cilave edhe Kosova./vizionplus.tv/