Granada si antitezë e kombëtares. Atë kënaqësi personale që nuk e gjeti te Shqipëria, sulmuesi beratas e realizoi fundjavën që lamë pas me Granadën. Ai arriti të shënojë golin e parë sezonal në ligën e dytë të futbollit spanjoll në barazimin 2 me 2 që skuadra e tij arriti në transfertë kundër Elçe-s.
Uzuni u fut në fushën e lojës në nisje të pjesës së dytë. Pas vetëm 10 minutash në lojë ai shënoi golin e barazimit momental 1 me 1 për miqtë.
Sulmuesi ishte i pozicionuar mirë në shtyllën e dytë gjatë zhvillimeve të një goditje dënimi, duke mos pasur vështirësi në dërgimin e topit në rrjetë.
Në sekondën e fundit të 6 minutave shtesë, 29-vjeçari pati një rast të artë për të shënuar golin e dytë personal dhe të fitores për skuadrën e tij, por gaboi përballë portierit vendas, i cili pati meritën që mbylli mirë rrezen e goditjes përballë lojtarit shqiptar. /vizionplus.tv