Është mbyllur edhe turi i dytë i National League, ku Shqipëria ka zhgënjyer përballë Gjeorgjisë pasi është mundur me rezultatin 0-1.
Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë pjesën e parë me vrull, por pa arritur të bëjnë asnjë gjuajtje në kuadrat.
Arbër Hoxha e nisi sot nga minuta e parë duke treguar shumë nga talenti i tij, por pa ndihmuar skuadrën të zhbllokojë rezultatin.
Pas kësaj ndeshjeje Shqipëria mban vendin e dytë në grup me 3 pikë, të cilat i mori katër ditë më parë përballë Ukrainës në Pragë ku fituam me rezultatin 1-2.
Shqipëria do të rikthehet sërish në muajin tetor për të luajtur edhe dy ndeshje të tjera.
Më datë 11 tetor kuqezinjtë do të përballen me Çekinë në orën 20:45, ndërsa tre ditë më pas, më datë 14 tetor Shqipëria do të luaj sërish në transfertë ndaj Gjeorgjisë në orën 18:00.
Dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në UEFA Nations League Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi. Takimi i parë në muajin nëntor do të jetë ndaj Çekisë më datë 16 në orën 20:45, ndërsa ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 19 nëntor ndaj Ukrainës po në orën 20:45.
Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në UEFA Nations League:
1.10.2024 Çeki – Shqipëri 20:45
14.10.2024 Gjeorgji – Shqipëri 18:00
16.11.2024 Shqipëri – Çeki 20:45
19.11.2024 Shqipëri – Ukrainë 20:45