Ndërroi jetë papritur, kush ishte Gerti Bogdani, deputeti i PD dhe baba i dy fëmijëve me aktivisten e njohur

1 month ago 50

Arresti kardiak ishte shkaku i vdekjes të papritur të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani. Fatkeqësisht, politikani i njohur ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare.

Kush ishte Gerti Bogdani?

Lexo edhe :

Related Posts

Gerti Bogdani ishte baba i dy fëmijëve, Ajra dhe Reinarti, të ardhur në jetë nga martesa me aktivisten e njohur, Edlira Çepani.

Po ashtu, ai spikati edhe në politikë, ku mbajti poste të ndryshme.

Gerti Bogdani, ish-deputet i Partisë Demokratike, ka lindur dhe është rritur në Tiranë.
Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të Neë York-ut, ku u diplomua, duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Aëard ‘Medalje Ari’.
Bogdani u rikthye më pas në Shqipëri, duke nisur karrierën e tij profesionale në fushën akademike në Universitetin e Neë Yorkut, Tiranë. Ai ishte themeluesi dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, ai kandidoi me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fitoi. Gjate kësaj kohe vazhdoi edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidoi në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe u zgjodh deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdoi aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 ai u zgjodh zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar. Në shtator 2015 u zgjodh Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mbajti një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare./Vizionplus.tv

Read Entire Article