Ndeshja me Ukrainën, Silvinjo: Do të japim maksimumin pavarësisht mungesave

2 months ago 35

Trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo në daljen e tij para medias një ditë para sfidës me Ukrainën, ndeshje e cila do të luhet në Pragë, ka folur për fomracionin, por edhe për mungesat.

Silvinjo ka theksuar se Ukraina është një skuadër e fortë, dhe se djemtë që do të luajnë do të duhet të japin maksimumin e tyre.

Sa i përket mungesave, Silvinjo ka theksuar se ky është momenti që të tjerët të tregojnë aftësitë e tyre.

Ndërsa është shprehur se të gjithë e kanë derën të hapur në kombëtare.

Mungesat? Në punën e kombëtares ndodh. Kam parë që shumë ekipe të tjera kanë humbur lojtarë, është moment i vështirë pas Europianit. Kanë bërë pak pushime, kthehen, bëjnë fazë përgatitore, luajnë 2-3 ndeshje dhe vijnë në kombëtare. Kam lexuar që janë shumë që mungojnë. Edhe në Varshavë na ndodhi e njëjta gjë, por e ribëmë ekipin, por është mundësia për lojtarët e tjerë. Por më shqetëson diçka për lojtarët, janë shumë ndeshje, ata vijnë nga një Europian i vështirë dhe shumë prej tyre nuk kanë bërë pushimet.

Hoxha? Të gjithë lojtarët janë gati, kjo është ajo që duam ne, kemi edhe një stërvitje këtë pasdite, nesër paradite diçka të lehtë, të shohim. Nuk është e thjeshtë, ai nuk e ka nisur ende një ndeshje, e kemi afruar në mars, për dy miqësore se ne e kemi parë. Ai e nisi rrugëtimin e tij aty. Janë hapa, avash-avash, e rëndësishme është të rritet në një ekip. Nuk është e thjeshtë të veshësh një fanellë të rëndësishme si e jona. Ai është i rëndësishëm për ne, si të tjerët.

Kur flasim për Ukrainën, flasim për grupin, një grup shumë i vështirë, me të katër ekipet që bënë një Europian të mirë. Rebrov është i aftë, e organizon mirë skuadrën, ka lojtarë shumë të mirë, janë Sudakov, Çeparov, Mudrik, dy qendra, portieri… Janë teknikë, shumë fizikë dhe të organizuar, kanë bërë një Europian të mirë. Grupi ynë është shumë i vështirë, duhet ta përballojmë fizikisht se është skuadër e vështirë dhe shumë teknike”, u shpreh Silvinjo.

Read Entire Article