Në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

7 months ago 33
Reklamë

Një 22-vjeçar, i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, u arrestua këtë fundjavë në kryeqytet.

I riu me inicialet E.C. u ndalua në Allias, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ndërkohë, gjatë megaoperacionit “Tempulli 2”, deri më tani janë arrestuar 72 persona në Tiranë.

Sipas policisë, gjithsej janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.

Top Channel

Read Entire Article