Në mungesë të fondeve BE-së, skeme e re tranzitore për fermerët, kush mund të aplikojë  

1 month ago 28

Prej më shumë se një viti BE ka pezulluar fondet që jep për bujqësinë shqiptare. Në këto kushte qeveria ka hartuar një skemë të re, e cila do të jetë tranzitore deri sa programi IPARD3  të bëhet efektiv. Skema nis aplikimet nga 30 shtatori dhe do të jetë e hapur deri në 8 nëntor. Ardita Kaçi drejtore e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Ruralë, gjatë një interviste për emisionin E-ZONE në Vizon Plus evidentoi kriteret dhe kush do të jenë përfituesit e kësaj skeme.

“Kjo skemë do të jetë në fuqi dhe do të shërbejë si një skemë tranzitore mes programeve IPARD 2 dhe IPARD 3. Në momentin që fondet e BE-së do të jenë efektivë, skema ndërpritet pasi janë kriteret e Bashkimit Europian të cilat parashikojnë që nuk mund të ketë mbivendosje masash të financuara nga një program, me masat e investimeve që financon buxheti i shtetit”, tha ajo.

Lexo edhe :

Related Posts

Skema nis me një buxhet prej 500 milion lekësh, por fondi total edhe për vitin e ardhshëm do të  jetë në 1.5 miliard lekë. Por kush do të aplikojë?

“Edhe një fermer që ka përfituar nga skema kombëtare mund të aplikojë në skemën e dytë për investime, me kushtin që aplikimi të mos jetë për të njëjtën masë. Ndërkohë çdo fermer tjetër që ka NIPT, nuk ka detyrime të papapaguara si dhe ata që paraqesin plan biznesi që kanë kohëzgjatje më shumë se pesë vite, mund të aplikojnë në skemën e re”, sqaroi Kaci në E-ZONE

Por si do të zgjidhen fituesit dhe si do të bëhet aplikimi?

“Aplikimi do të kryhet me dosje fizike pranë zyrave të AZHBR-së në çdo qark. Dokumentacioni i plotë do të bëhet i ditur pranë këtyre zyrave. Nëse aplikimet janë më shumë se fondi, ne do të bëjmë një pikëzim të kritereve, ku avantazh do të kenë ata fermerë që janë nën 40 vjeç”, sqaroi ndër të tjera znj.Kaçi në Vizion Plus.

/vizionplus.tv

Read Entire Article