Në një profil ndryshe, Mirela Karabina rrëfehet në “Vizioni i Pasdites”: Jeta përtej politikës

2 months ago 28

Mirela Karabina, ish-ministre e Arsimit e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” me Brikena Priftin, Karabina ndau detaje nga jeta e saj përtej politikës.

Ajo tha se në çdo shkollë që ka pasur takime gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Arsimit, fokus ka pasur që fëmijët të trajtoheshin me pozitivitet dhe dashuri.

“Unë jam një pedagoge një nënë, një bijë, një bashkëshorte dhe të gjitha ato marrin atë kohën e vetë. Jo të gjitha i bëj shumë mirë, por unë përpiqem t’i përmbush. Është fat që të rritesh në një famije të mirë, të kesh pozitivitet. Unë si e fushës së Arsimit, jam munduar që edhe në shkollat që kam qënë e kam trajtuar shumë, e kam shumë merak që fëmijët të përjetonin gjërat më të mira se është periudha më e mirë e jetës. Jam munduar edhe me dy vajzat e mija, e kam përcjellë këtë që të ndihem mirë, të sigurta, të qeta, ashtu sikurse edhe unë”, tha Karabina.

Mirela Karabina u ndal dhe tek detyra që ju dha në politikë, ajo e ministres së arsimit.

“Në fushën profesionale i kam kaluar të gjitha ato stadet. Kisha atë lidhjen e arsimit parauniveristar me fakultetin. Të jesh mësuese është shumë e vështirë sepse ti çdo vit përballesh me nxënës me karaktere të ndryshme. Kur m’u dha detyra për drejtim e Ministrisë së Arsimit, unë bashkë me stafin doja shumë të jepja maksimumin. Me aq pak kohë, fatkeqërsisht situata nuk ishte normale, politizimi është i tejskajshëm. Ishte një administratë e politizuar dhe e shihnin ministren si një anëtare të një partie tjetër”, shtoi ish-ministrja e arsimit.

Karabina ndau një mesazh me të rinjtë që duan të zgjedhin si profesion mësuesinë. Ajo theksoi se të gjithë duan t’a duan profesionin që zgjedhin, vetëm kështu mund të japin një kontribut në vendin tonë.

“Unë vazhdoj të jem pedagoge dhe dua që ata student që zgjedhin mësuesin si fillim duhet t’a dëshirojnë atë profesion. Gjithsecili nga ne duhet të japi maksimumin aty ku është, sepse ky është kontributi që mund të japim për vendin tonë”, deklaroi Karabina. /vizionplus.tv

Read Entire Article