Prokuroria e Posaçme pritet të japë pretencën për Fredi Belerin më datë 13 shkurt.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës mbetet ne qeli në masën e arrestit me burg i akuzuar per blerjen e votave.
Fredi Beleri u arrestua dy ditë para votimit ndërkohë që teksa ishte në qeli fitoi edhe zgjedhjet në Bashkinë e Himarës. Por deri tani atij i eshte refuzuar leja per t’u betuar.
Pak ditë më parë Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën për lejen gjë e cila sipas avokatit do kundërshtohet përmes një rekursi në Gjykatën e Lartë.
Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën e krimit zgjedhor të shitblerjes së votës./vizionplus.tv