Nën akuzë për shpërdorim detyre, reagon Beqaj: Janë kursyer para, ka përfituar çdo shqiptar

7 months ago 8

Ish-ministri Ilir Beqaj ka reaguar komunikimit të akuzave nga SPAK. Ai tha se prokuroria në 50 muaj nuk hetoi dot dy elementët kryesorë të një hetimi për Sterilizimeve.

Sipas tij, janë kursyer para nga koncesioni dhe ka përfituar çdo shqiptar.

“Garantimi i kujdesit shëndetësor e kam pasur detyrim dhe mision. Të përdorësh me efiçensë fondet, është detyrë. Por t’i përdorësh me eficensë është akoma më e mirë. Prokuroria në 50 muaj nuk ia doli të hetojë procesin e sterilizimit, uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikut në spital. Janë kursyer para. Të vërtetën time do ta përballoj në gjykatë ku do dalë e vërteta e përfitimit që ka përfituar çdo shqiptar”, tha ai. /vizionplus.tv

Read Entire Article