Jamarbër Malltezi ka folur për mediat para se të hynte në SPAK, ku po merret në pyetje në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.
Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka bërë VKM të posaçme për Carlo Bolinon.
Lexo edhe :
Related Posts
Sipas Malltezit, ai ka vjedhur tokën ku do të ndërtohej një gjimnaz dhe nuk ka paguar asnjë lekë për këtë.
“Ja çfarë ndodh me Karlo Bolinon, mikun hajdut të Edi Ramës. Pronarët, mbasi zvarriten 20 vite nëpër gjyqe, edhe pasi u kthehet prona, këto lolot e Edi Ramës u kërkojnë llogari pse iu kthye prona 100 familjeve pronarëve.
Kurse Edi Rama nxjerr 4 VKM brenda 8 muajsh për Bolinon. Bolino nuk paguan asnjë pare.
Pronarët duhet të paguajnë edhe për objektet e shkatërruara dhe të uzurpuara, duhet të paguajnë edhe për uzurpatorët, paguajnë dhe bëjnë edhe një çerdhe dhe një kopsht.
Ndërkohë, Bolino vjedh shkollën e kalamajve. Urdhëroni ku e keni me një tabelë dyfytyrësinë e qeverisjes së Edi Ramës dhe dyfytyrësinë e këtyre lolove të Edi Ramës”, tha Malltezi. /vizionplus.tv