Nënshkroi protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO, Erdogan: Presim që Kongresi të miratojë dërgimin e F-16 në Turqi

9 months ago 29

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, nënshkroi të martën në mbrëmje protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, pas ratifikimit të projektligjit përkatës nga Kuvendi Kombëtar.

Pasi i dha dritën Suedisë, Turqia tani është në pritje të vendimit të Kongresit Amerikan për blerjen e avionëve luftarakë F-16, tha Recep Tayip Erdogan dhe pranoi se ka pasur një premtim nga pala amerikane.

Lexo edhe :

Related Posts

Presidenti turk deklaroi se “Parlamenti ynë, pas premtimit që na u dha, votoi, falë Zotit, me shumicë dërrmuese”.

Ai vazhdoi: “Më erdhi dje ligji për ratifikimin e protokollit të pranimit të Suedisë në NATO. E firmosa dhe u botua në Gazetën e Qeverisë në mbrëmje.

Ne jemi në pritje, tha Erdogan, duke theksuar se vendimi duhet të dalë sa më shpejt në mënyrë që të fillojnë procesin e dërgimit të F-16 në Turqi.

“Kjo është ajo që ne presim,” përsëriti ai, duke theksuar se “ministri im i jashtëm po e ndjek çështjen nga afër”.

Ai gjithashtu vuri në dukje se “si Kanadaja ashtu edhe Suedia kanë deklaruar se ky hap ishte shumë pozitiv për sa i përket qëndrimit të Turqisë dhe është një burim force për NATO-n”./vizionplus.tv

Read Entire Article