Një grua 64-vjeçare amerikane thuhet se është personi i parë që përdor dhomën e vetëvrasjeve në Zvicër.
Sipas krijuesit të kapsulës, Philip Nietzsche, i cili është mbiquajtur “Dr Death”, gruaja hyri në dhomë dhe pothuajse menjëherë shtypi butonin për t’i dhënë fund jetës së saj.
“Një vdekje paqësore idilike në një pyll zviceran ku “The Last Resort” përdori pajisjen Sarco për të ndihmuar një grua amerikane të kishte vdekjen që donte.”, tha ai.
Ai kishte përshkruar më parë se kushdo që hyn në dhomë dhe shtyp butonin lëshohet gaz azoti që shkakton hipoksi dhe përfundimisht vdekje. Duhen gjithsej dhjetë minuta për të përfunduar procesin e tmerrshëm me frazën e fundit që dëgjohet të jetë “Nëse doni të vdisni, shtypni këtë buton”.
Dhoma ndodhet në një zonë të pyllëzuar në Zvicrën veriore, në mënyrë që gruaja amerikane të shihte pemët dhe qiellin në momentet e saj të fundit.
“Gjithçka ndodhi ashtu siç e prisnim. Besoj se ajo humbi ndjenjat dy minuta pas fillimit të procedurës dhe më në fund vdiq pas pesë minutash”, tha Nietzsche për mediat holandeze. Duke përshkruar atë që ndodhi, ai shtoi se “ne pamë kontraktime të vogla dhe lëvizje të muskujve në krahët e saj, por ajo ndoshta ishte tashmë pa ndjenja”.
Gruaja amerikane, e cila thuhet se ishte nënë e dy fëmijëve, duket se vuante nga një sëmundje shumë e rëndë me dhimbje të forta dhe “kishte dashur të vdiste për të paktën dy vjet”./vizionplus.tv