Ish-fermerja Gloria Meshi në rrjetet e saj sociale ka bërë një komunikim virtual me ndjekësit, ku e kanë pyetur për detaje nga jeta pas përfundimit të “Ferma VIP”.
Një pyetje drejtuar ish-fermeres se a e ka qërasur Dijonis Biba pasi ka fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, ajo ka lënë të nëkupuptohet se jo. Gloria ka shpërndarë një foto të shoqes së saj ku mes batutash ka shkruar: Më fal 100 lekë!
Ish-fermerja duket se ka një marrëdhënie mjaft të mirë me Dijonisin, pasi postimin e saj në “Instastory” e ka shoqëruar me tag Dijonisin dhe të qeshura.
Gjithashtu, Gloria ruan një marrëdhenie shume te mirë me aktorin dhe ish-fermerin Albano Bogdo, kjo pasi e pyetur për miqësinë e tyre dhe profesionin e tij si komedian, ajo ka thenë se është 10/10, pra ka treguar se shoqëria e tyre vazhdon dhe pas “Ferma VIP”.
Pyetja: A të bën për të qeshur Albano Bogdo? Nga 1-10 sa mik e ke dhe po si komedian si është?
Gloria: 10/10 është dhe si mik dhe si komedian.
Gloria është shprehur pozitivisht dhe për pjesën tjetër të fermerëve duke theksuar që është me fat që i ka njohur. /vizionplus.tv