Deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar pas kaosit që opozita shkaktoi në Kuvend, teksa ka paralajmëruar aksione të tjera nga opozita.
Noka tha ndër të tjera se kryeparlamentarja Lindita Nikolla është larguar me autoambulancë nga Kuvendi dhe shtoi se asnjë nga qeveria nuk do të gjejë më paqe.
“Nikolla doli me ambulancë. Ky është Kuvendi që të përjashtosh gjithë opozitën. Të kërkosh që të heshtin dhe mos të reagojnë. A ka parlament tjetër që ndodh kjo gjë?
A ka vend që opozita kërkohet me çdo kusht që të burgoset? A mund të na thotë dikush se çfarë i ka ngelur opozitës. Jo vezët, dhe domatet, po asnjë nga qeveria, Linda e parlamentit s’do të gjejnë paqe më. Do të kenë vetëm domate dhe në shtëpitë e tyre. Ka kaluar çdo limit ku demokracia mund të pranojë. Tani e mbrapa është mosbindja civile kudo që t’i shohim. Ku t’i shohin ti përbaltin dhe ti përbuzin”, tha ai. /vizionplus.tv