Urgjenca në qendrën spitalore Nënë Tereza nuk i është kthyer ende normalitetit, pas përfshirjes nga zjarri disa ditë më parë.
Sipas informacioneve, nuk ka ende asnjë përgjigje se kur mund të rifillojë të funksionojë normalisht shërbimi i urgjencës në qendrën më të madhe spitalore në vend.
Sot ishte afati i fundit që ministrja e Shëndetësië, Albana Koçiu kishte lënë për të sqaruar atë çfarë ndodhi në urgjencën e spitalit qendror në Qsut, shkakun, vlerësim të dëmit.
Pacientët janë shpërndarë në spitale të tjera për të marrë asistim mjekësor.
Top Channel