Një përballje e mundshme me Spanjën në çerekfinale, Nagelsmann: Do luajmë për të fituar

4 months ago 35

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka deklaruar se do të dalin në fushë për të fituar ndeshjen kundër Zvicrës, pavarësisht nëse kjo mund t’i bëjë që të përballen me Spanjën në çerekfinalen e Europianit nëse e kalojnë edhe ndeshjen e 1/16-tës.

“Unë mendoj se është e vështirë t’i thuash ekipit tënd: ‘Ne duam të humbasim nesër’. Normalisht e luan një ndeshje futbolli për ta fituar atë dhe ne duam të fitojmë ndeshjen e nesërme”, tha Nagelsmann kur u pyet nëse do të preferonte të shmangte një përballje të mundshme me La Roja në rast se Gjermania del e para në grup.

Në konferencën për shtyp para takimit të tyre me Zvicrën, që do të mbahet këtë të dielë në Frankfurt Arena, trajneri i kombëtares gjermane ka shpjeguar se ata duan ta fitojnë ndeshjen pavarësisht se kush është kundërshtari i radhës.

“Ne nuk mund të parashikojmë saktësisht se kush do të jetë kundërshtari në fazën eliminatore. Pra, bëhet fjalë për të marrë më shumë ritëm, për të fituar më shumë besim te vetja për të fituar ndeshjen e ardhshme dhe për t’u përgatitur për të fituar ndeshjet e ardhshme”, tha ai. /vizionplus.tv

Read Entire Article